Sekretari i OVL-UÇK, Faton Klinaku i është drejtuar Prokurorisë Speciale në Hagë, duke thënë se UÇK nuk ka publikuar dhe nuk do të publikojë asgjë.
Por, Klinaku është shprehur se nuk do të mbajnë skandalet e Prokurorisë të fshehura dhe dokumente që e provojnë këtë gjë u janë ofruar mediave.
Postimi i plotë i tij:
Për Prokurorinë e Specializuar në Hagë: Po habitem me amatorizmin tuaj – Ne as nuk kemi publikuar e as nuk publikojmë asgjë.
Ne ua kemi ofruar mediave për publikim dhe do t’ua ofrojmë përsëri.
Nuk do t’i mbajmë fshehur skandalet e juaja sepse nuk e kemi asnjë detyrim për këtë./InLajmi/