Siç raporton “Bild”, për rastin dyshimet janë lidhur me ish-bashkëshortin e Nasibes, Blerimin.
Hetuesit kanë dyshuar se gjithçka ka ndodhur me plan të tij, dhe të enjten në mbrëmje ai u arrestua në Ratingen.
Mediat gjermane raportojnë se derisa gruaja dhe djali i saj ishin duke pritur autobusin, kur një veturë Audi është ndalur para tyre, kanë rrëmbyer gruan dhe djalin 3-vjeçar.
Nën dyshimet se Blerimi ishte prapa kidnapimit, ai u arrestua të enjten, por për shkak se krimi ka qenë i pamundshëm të vërtetohet se është kryer nga ai, të premten është liruar nga Policia.
Pavarësisht se po vijojnë kërkimet për gjetjen e tyre, ende nuk ka asnjë gjurmë, përcjell albinfo.ch.
Nëse keni informacione, telefononi policinë në Bonn 0228 15-0.