Në qytetin e Lipjanit është mbajtur sot turneu i shahut, përcjell InLajmi.
Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti si dhe kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari kanë zhvilluar një lojë shahu kundër njëri-tjetrit.
Turneu i shahut është mbajtur në bibliotekën e qytetit, për nderë të 22 vjetorit të çlirimit të vendit.
Njoftimi i Komunës së Lipjanit:
Kryetari Imri Ahmeti së bashku me Kryetarin e Skenderait Bekim Jashari dhe bashkëpuntor të tjerë kanë vizituar turneun e shahut që është mbajtur në ambientet e bibliotekës së qytetit, organizim ky për nderë të 22 vjetorit të çlirimit të Komunës së Lipjanit./InLajmi/