Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj e nisi ditën me homazhe në Prizren, pranë varreve të dëshmorëve të Kombit, përcjell InLajmi.
Hoxhaj përmes një postimi në Facebook tha se 22- vite më parë djemtë e vajzat tona më të mira të kombit nga të gjitha trevat, të bashkuar në UÇK, së bashku me trupat e KFOR-it gjermanë hynë në Prizren për të nisur ditët e bardha për qytetin tonë historik.
Postimi i plotë i tij:
Ditën e Çlirimit të Kosovës e nisëm sot me homazhe në Prizren, pranë varreve të dëshmorëve të Kombit.
22 vjet më parë, djemtë e vajzat më të mira të kombit nga të gjitha trevat, të bashkuar në UÇK, së bashku me trupat e KFOR-it gjerman hynë në Prizren për të nisur ëndrrat dhe ditët e bardha për qytetin tonë historik.

Përjetësisht mirënjohës! /InLajmi/