Këngëtari i njohur, Butrint Imeri sikurse shumë artistë në vendin tonë që në sezonën verore sjellin videoklipe të reja, po punon në një projekt të ri muzikor, përcjell InLajmi.
Këtë e ka bërë me dije vet ai përmes rrjeteve sociale, derisa ka treguar edhe detajet se kur do të lansohet kënga.
Kënga titullohet ‘Dujem’ dhe kjo këngë do të lansohet me datën 23 qershor.
Ndryshe, kënga e tij e fundit ishte ‘Sugar’ remix në bashkëpunim me artistin Zubi,e cila ishte pritur shumë mirë nga publiku. /InLajmi/