Ambasadori italian Nicola Orlando, ka kujtuar intervenimin e NATO-s në Kosovë, përcjell InLajmi.
Orlando përmes një statusi në Twitter ka kujtuar intervenimin e NATO-s që ka ndodhur më 12 Qershor 1999, ndërsa tha se disa ditë pas intervenimit trupat italianë hynë në Pejë për të mbrojtur popullin.
“Që atëherë burrat dhe gratë tona janë të përkushtuar për të promovuar një ambient më të sigurtë për të gjithë”, shtoi ai. /InLajmi/