2 bombat kanë goditur 2 automjete në lagjen që është e banuar kryesisht me shiit në kryeqytetin e Afganistanit të shtunën, duke vrarë të paktën 7 njerëz dhe plagosur 6 të tjerë, sipas ministrit të Brendshëm të vendit, Ahmad Zia Zia.
Sulmet patën në shënjestër 2 minibusë të së njëjtës rrugë rreth 2 kilometra larg njëri-tjetrit
Ende s’është e qartë se çfarë lloji i bombave u përdorën në sulm dhe ende askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet.
Grupi i Shtetit Islamik ka hedhur bomba të ngjashme në zonë, përfshirë 4 sulme në 4 minibusë më herët gjatë këtij muaji që vranë së paku 18 njerëz.
Eksplodimi i parë vrau 6 njerëz dhe plagosi 2, ndërsa i 2-ti që shpërtheu para një spitali, ku trajtoheshin pacientët me koronavirus, vrau një dhe plagosi 4, përcjell KlanKosova.
Vendi ku ndodhën eksplodimet është i populluar nga minoriteti Hazara. Shumica e tyre janë myslimanë shiitë.