Opinionisti Nexhmedin Spahiu ka thënë që njerëzit e institucioneve të Kosovës që nuk arrijnë ta shtrijnë veprimin e tyre në veri duhet të shkarkohen.
“Nuk e kam lexuar raportin në tërësi të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi që e ka dërguar në Kuvend], e kam parë vetëm në disa pika, por është një përshkrim i gjendjes faktike ku thuhet se nuk guxojnë zyrtarët me kalu por ky është problem i vetë zyrtarëve, disa guxojnë e disa s’guxojnë, varësisht prej asaj se sa janë të gatshëm të ballafaqohen, të sfidohen me situatat”, ka thënë Spaihu në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Nëse kemi këu disa institucione që veprojnë në veri, institucione të Kosovës dmth që e kanë shtri veprimin atje, dhe kemi disa insistucione të cilat nuk e kanë shtri veprimin e vet aty dhe kjo është për shkak të neglizhencës, frikës së vetë atyre institucioneve”.
Spahiu tha se qeveria duhet mbajtur raport për institucionet dhe qasshmërinë e tyre në veri, dhe të shkarkohen njerëzit e institucioneve që nuk mund të arrijnë të depërtojnë në atë pjesë të vendit.
“Qeveria e Kosovës dhe parlamenti i Kosovës do të duhej të mbante raport dhe ato institucione njerëzit të nuk kanë arritën të depërtojnë në veri me i shkarku,, shumë thjeshtë”.
“Për shembull, a është komisioni për miniera apo komisioni për media, agjencia e veterinarisë apo cilado qoftë nga këto institucione të Kosovës të cilat nuk kanë arritur me e shtri ndikimin e vet në veri, do të duhej të shkarkoheshin”.
Spahiu tha se institucionet e Kosovës nuk përballen me barriera të depërtimit në veri, dhe se KFOR-i e garanton sigurinë e përgjithshme të Kosovësn ë atë pjesë.
“Nuk ka barrierë, barrierat eksitojnë vetëm në kokën e atyre që kanë frikë ose në kokën e tyre nuk arrijnë me e menaxhu një situatë të caktuar“
“Këtu siguria e përgjithshme e Kosovës ëshë garantuar nga KFOR-i, tanke serbe ka në asnjë cep të Kosovës, e tash nëse dikush ka frikë, përshembull dikush ka frikë me e ndrru mahallën e vet, me dalë prej mahallës në mahallën tjetër , ai është problem i tij”.
“Nëse ka dikush për shembull ndonjë institucion që thotë unë s’muj për shkak që osht veri, le të ma lëshojë funksionin mu, unë po e marr edhe po i tregoj a po muj me e shtri funksionin e atij institucioni në veri”.