Një person i burgosur të premten ka tentuar të fusë substancë narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.
Sipas komunikatës, rreth orës 15:00 në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, zyrtarët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre.
“Gjatë pranimit të një të burgosuri, të njëjtit i është gjetur sasi e dyshuar narkotike, të cilën e kishte fshehur brenda gojës”, thuhet në njoftim, shkruan Insajderi.
Me tej thuhet se lidhur me rastin është njoftuar Policia e Kosovës dhe janë iniciuar procedurat tjera sipas rregullores.