Në Postën e Kosovës rreth orës 12:00, ka ndodhur një përleshje si pasojë e një mosmarrveshje, përcjell InLajmi.
Rastin për Gazetën InLajmi e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, ku tha që palët e përfshira janë duke u intervistuar.
“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një mosmarrveshje në ndërtesën e Postës të Kosovës, në Prishtinë. Lidhur me këtë ngjarje, janë duke u intervistuar palët e përfshira dhe në koordinim me prokurorin e shtetit do të ndërmerren veprimet e nevojshme policore”, tha Ahmeti. /InLajmi/