Miss Universe Albania&Kosovo” rikthehet në korrik me 2 netë speciale në datat 8 dhe 9.
Siç bëhet e ditur, në natën e parë do prezantohen konkurrentet dhe çmimet speciale kurse në natën e 2-të do mbahet finalja e madhe ku do zgjidhet përfaqësuesja për “Miss Universe”.
Prezantuesit e natës së parë do të jenë: Teni Vllaçaj, Cindy Marina dhe Adela Cani.
Më 9 korrik, në natën finale do të marrin pjesë edhe disa nga të famshmit shqiptarë si: Dafina Zeqiri, Alban Skënderaj, Anxhela Peristeri, Redon Makashi dhe Kamela Islamaj, shkruan Lajmi.net.
Nata finale do të moderohet nga Ardit Roshi, Cindy Marina dhe Françeska Jaçe.