Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare, e ku në rend dite është edhe raportimi i kryeministrit Albin Kurti, lidhur me procesin e dialogut.
Seanca pritet të mbahet nga ora 10:00.
Dje ndërkaq, gjatë ditës, zyra për informim brenda Kuvendit konfirmoi edhe pikat e rendit të ditës, ndërsa siç edhe mund ta shihni më poshtë në listën e plotë, pika e katërt është ajo që i atribuohet tërësisht dialogut.
Kurti po raporton para deputetëve pak ditë para takimit që do të mbajë në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuciqin./InLajmi/

















