Adil Behramaj që njhet si ish-këshilltari i Hashim Thaçi, tha që arrestimi i Gjuriqit, ndalimi i trenit dhe shëtitja e ish-Presidentit Thaçi nëpër Ujman janë veprime të koordinuara me Serbinë, përcjell InLajmi.
Behramaj përmes një postimi në Facebook tha që Kurti është një autonomist në bindje, por një dezertot në shpirt.
Postimi i plotë i tij:
Paranoja e Albin Kurtit se arrestimi i Gjuriqit, ndalimi i trenit dhe shëtitja e presidentit Thaçi nëpër Ujman janë veprime të koordinuara me Serbinë, është tregues se Kurti është një autonomist në bindje, por një dezertor në shpirt. Dikur në vitet 90-ta, njerëzit me të njëjtën logjikë e quanin tradhtar Adem Jasharin, sepse nga frika u dukej çmenduri trimëria dhe heroizmi i tij. Nënshtrimi i njerëzve ndaj Serbisë ishte më i madh se gatishmëria e Adem Jasharit për sakrificë sublime!
Paranoja të tilla krijohen vetëm në mendjen e një frikacaku, e cili është i paaftë ta parandalojë edhe një liturgji ilegale në zemër të Prishtinës! /InLajmi/




















