Vendimin final për veprimet që parlamenti i cilëson si shkelje të rënda të Presidentit gjatë fushatës elektorale do ta japë Gjykata Kushtetuese, përcjell InLajmi.
I pyetur nga gazetarët se a do e njoh vendimin nëse Gjykata Kushtetuese është pro shkarkimit të tij ai tha se duhet të presim procesin e ankimimit dhe deri në vitin tjetër unë do të jem këtu.
“Kini durim deri më 24 korrik të vitit të ardhshëm, do të jemi këtu në mënyrë të vazhdueshme. Këto kohë vëmendjen do e marrë procesi në Komisioni i Ankimimeve dhe në sezonin e ri do të jemi në mënyrë shumë aktive këtu.”
Pyetja tjetër drejtuar Metes ishte, nëse do të marr drejtimin e LSI-së pas datës 24 korrik të vitit të ardhshëm atëherë edhe kur përfundon mandati i Presidentit.
Ai nuk dha përgjigjie vetem duke qeshur u shpreh:
“Të ftoj të kthehemi në majë të Jezercës dhe Korabit në çdo moment. Faleminderit shumë, do jemi në kontakt dhe malet tona më të larta…” /InLajmi/