Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj në përvjetorin e 22-të të çlirimit të Prishtinës ka kujtuar kur siç thot ai pas një lufte të gjatë çizmja e ushtarëve të UÇK-së ka shkelur për ta çliruar Prishtinën, përcjell InLajmi.
Hoxhaj ka thënë bërë lavdi të gjithë atyre heronjve që nuk kursyen as më të shtrenjtën jetën e tyre për këtë ditë.
Postimi i plotë i tij:
22 vjet prej Ditës së Madhe kur çizmet e trimave të UÇK-së, pas muajsh të tërë lufte, shkelën në Prishtinë për ta çliruar përjetësisht nga robëria e frika. Lavdi Urime Dita e Lirisë, Prishtinë./InLajmi/