Kanë kaluar 13 vite që nga miratimi i himnit shtetëror të Kosovës, shkruan InLajmi.
Himni shtetëror u miratua më 11 Qershor 2008, nga kuvendi 120 antarësh që kishte shpallur edhe pavarësinë e vendit më 17 Shkurt të të njejtit vit.
Propozimi i himnit mbante shifrën “Europa” dhe është votuar me 72 vota pro, 15 kundër dhe 5 abstenime në një seancë të veçante të kuvendit.
Himni me autor Mendi Mengjiqi, si fillim ka pasur edhe tekst të shkruar, por për shkak të kufizimeve nga pakoja e Marti Ahtisarit, komisioni përzgjedhës ishte detyruar të largojë tekstin duke mbajtur vetëm melodinë, që sot përfaqëson Kosovën si himn shtetëror./InLajmi/