Është duke vazhduar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku në mesin e deputetëve nuk është kryeministri i vendit, Albin Kurti, raporton InLajmi.
Gjatë kësaj seancë temë diskutimi i saj është qështja e dialogut Kosovë-Serbi, ku partitë nga opozita po e shohin të paarsyeshme vazhdimin e seancës pa pjesëmmarjen e Kurtit.
Nga Partia Demokratike e Kosovës, deputetja Blerta Deliu – Kodrae ka quajtur vazhdimin e seancës të pakuptimt, ku ka theksuar se braktisja e Kurtit pa i dëgjuar deputetët lidhur me dialogun është ikje e prej përgjegjësisë.
“Për mua kjo seancë është e pakuptimtë, kur Kryeministri Kurti e bën një raport dhe e braktisë seancën dhe nuk dëgjon deputetët. Forma qysh është ftuar kjo seancë është ikje prej përgjegjësisë që kryeminsitri Kurti po e bën çdo herë. Gjithë moralizimi i Kurtit me familjet e të pagjeturve ka qenë moralizim i rrejshëm” ka deklaruar Deliu – Kodra. /InLajmi/