Ish-kandidati për deputet në Kuvendin e Shqipërisë nga Lëvizja Vetëvendosje, Boiken Abazi e ka quajtur përqafimit që Rama i ka bërë Kurtit të llojit jo vëllazëror, përcjell InLajmi.
Ndër të tjera Abazi këtë përqafim e ka quajtur përqafim prej boksierit që e bëjnë boksierat për të marrë pak frymë e për t’u shplodhur para grushtit të radhës.
Boiken Abazi ndër të tjera ka thënë se menjëhere pas përqafimit Ramës i ka ardhur grushti nga intervista për “Euroneës Serbia”.
Postimi i plotë i tij:
Përqafimi që Rama i bëri Kurtit nuk ishte i llojit vëllazëror. Ai ishte përqafim prej boksieri, edhe pse Kurti nuk kishte ardhur aspak për ndeshje me Ramën, por për koordinim kombëtar. Rama i dha, megjithatë, një përqafim prej atyre që boksieri bënë për të marrë pak frymë e për t’u shplodhur, para grushtit të radhës. Dhe grushti erdhi menjëherë pas “përqafimit”, në intervistën për “Euroneës Serbia”, ku Rama e goditi nismën e qeverisë Kurti për ta paditur Serbinë për gjenocid në Kosovë. /InLajmi/