Në seancën plenare që po mbahet mbajti fjalim edhe deputeti nga rradhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Bekë Berisha, ku tha që kjo seancë nuk është dashur të vazhdojë pa prezencën e Kryeministrit Kurti, raporton InLajmi.
“Meqënëse ai nuk është këtu nuk është dashur të vazhdojë kjo senacë”, tha ai.
Kurse deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës Armend Zemaj u shpreh për Kurtin që nuk është i interesuar të diskutojë për të ardhmën e dialogut por vetëm për të kaluarën e tij.
“U pa fatkeqësisht që kryeministri nuk ishte i interesuar të diskutojë për të ardhmen e dialogut por u mor vetëm më të kaluarën e tij”, deklaroi ai. /InLajmi/