I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pasi Manastiri i Deçanit kishte thënë se Ahmeti ka inkurajuar studentët të shkruajnë grafitë në Kishën e cila gjendjet në kampusin e UP-së, përcjell InLajmi.
Ahmeti ka demantuar këto pretendime,përmes llogarisë Twiter duke thënë shkurt se nuk ka asgjë të vërtetë nga ajo çfarë është thënë prej Manastirit të Deçanit
“Nuk është e vërtetë asnjëra akuzë. Pse duhet të shpërndani gënjeshtra”, shkruan Ahmeti, duke shpërndarë postimin e Manastirit të Deçanit.
Ndryshe, pas aksioneve të PSD-së në objektin e Kishës Ortodokse Serbe në kampusin e UP-së, përmes një postimi në Twitter, nga Manastiri i Deçanit kanë thënë se ky aksion është kryer aktivistët dhe studentët sipas tyre, është inkurajuar nga Ahmeti.
“Sipas medieve shqiptare të Kosovës, aktet e vandalizmit në Kishën Ortodokse Serbe në qendër të Prishtinës ku janë bërë grafite blasfemike janë kryer nga studentë aktivistë të inkurajuar nga kryetari Shpend Ahmeti, bashkëpunëtor politik i kryeministrit të Kosovës, Kurti”, thuhet në postimin e tyre./InLajmi/