Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Estoni është pritur nga kryeministrja Kaja Kallas, përcjell InLajmi.
Të 2 bashkëbisedueset i kanë vlerësuar raportet ndërshtetërore të mira dhe kanë shfaqur përkushtimin për avancimin e tyre.
Presidentja Osmani ka përmendur mbështetjen e Estonisë ndaj Kosovës që nga shpallja e pavarësisë, duke përfshirë edhe procese të tjera nëpër të cilat ka kaluar vendi.
Ajo ka shfaqur bindjen se Estonia do të vazhdojë edhe më tej ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj evropiane, por edhe në anëtarësimin në strukturat veri-atlantike.
Sipas Presidentes Osmani, Kosova duhet të mësojë nga modeli i Estonisë në shumë sfera, e posaçërisht në atë të fushës së teknologjisë informative, ndaj ka thënë se bashkëpunimi me këtë shtet duhet të shtrihet edhe në fushën e mbrojtjes, ekonomisë, arsimit, turizmit dhe shkëmbimit kulturor. /InLajmi/