Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka vazhduar me aksionet e planifikuara për të ndaluar lëmoshë kërkusit në këtë qytetet, përcjell InLajmi.
Në kuadër të këtij aksionit Policia ka ndaluar një 83 vjeçar dhe i ka gjetur para në vlerë 1.150 euro, ku ndajë tij është shqiptuar edhe gjobë për kundërvajtje.
Sipas Policisë në konsultim me gjyqatarin e Gjykatës Themelore nëFerizaj, paratë janë konfiskuar përkohësisht.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
“Lëmoshë kërkuesit”
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , ka vazhduar aksionin e planifikuar, për të ndaluar lëmoshë kërkuesit në qytetin e Ferizajt.
Në kuadër të këtij aksioni policia sot, ka ndaluar personin S.XH (M/SH/SH) 83 vjeçar, tek i cili janë gjetur para në vlerë prej 1150 euro dhe ndaj tij është shqiptuar një gjobë për kundërvajtje.
Në konsultim me gjyqtarin e Gjykatës Themelore të Ferizajt – Divizioni i Kundërvajtjes , paratë konfiskohen përkohësisht, deri në vendim tjetër .
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aksionin për parandalimin e dukurisë së kërkimit të lëmoshës në qytetin e Ferizajt, si dhe apelon tek qytetarët , që saherë që hasin në lypësarë , të njoftojnë menjëherë policinë. /InLajmi/