Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga rradhët e Aleancës për Ardhmërisë e Kosovës Daut Haradinaj, kërkon nga Qeveria dhe Komuna që të reagojnë menjëherë pasi kisha ortodokse serbe e mbajti sot liturgjinë e parë që nga pas lufta, përcjell InLajmi.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Daut Haradinaj, ka thënë që kishë kjo e ndërtuar mbi idetë fashiste millosheviqiane, është shkelje e dinjitetit të Republikës sonë e mbi të gjitha ofendim ndaj qytetarëve tanë.
Liturgjia u mbajt në kishën ortodokse në oborrit e UP-së .
Postimi i plotë i tij:
Me gjithë respektin për liritë fetare, liturgjia ortodokse serbe e mbajtur sot në kishën e kontestuar në oborrin e Universitetit të Prishtinës, kishë kjo e ndërtuar mbi idetë fashiste millosheviqiane, është shkelje e dinjitetit të Republikës sonë e mbi të gjitha ofendim ndaj qytetarëve tanë.
Qeveria dhe Komuna të reagojnë menjëherë! /InLajmi/