Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia mbajti takim me Ambasadorin e Turqisë Çağrı Sakar, përcjell InLajmi.
Vitia tha që në këtë takim e njoftoi Ambasadorin Sakar për situatën epidemologjike në Kosovë.
Ai tha që në këtë takim u diskutua për ecurinë e vaksinimit të grupeve prioritare sipas Planit shtetëror të Vaksinimit.
Postimi i plotë i tij:
Sot në Ministrinë e Shëndetësisë, Ministri Vitia priti në takim Ambasadorin e Turqisë Çağrı Sakar.
Në këtë takim Ministri Vitia njoftoi Ambasadorin Sakar për situatën epidemiologjike në Kosovë, ecurinë e vaksinimit të grupeve prioritare sipas Planit shtetëror të Vaksinimit, fillimin e vaksinimit në masë dhe të gjitha përgatitjet e bëra sipas planit.
Në anën tjetër, Ambasadori Sakar përgëzoj Ministrin Vitia për arritjen e marrëveshjes me prodhuesin Pfizer, arritje kjo që jep shpresë në arritjen e qëllimit për ruajtjen e shëndetit publik. /InLajmi/