Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të 3 veturave në Prishtinë, saktësisht në rrugën Ilir Konushevci, përcjell InLajmi.
Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë në rajonin e Prishtinës ka bërë të ditur për Gazetën InLajmi, se pas këtij aksidenti të lënduar kanë mbetur 3 persona.
“Sot rreth orës 18:20, në rrugën “Ilir Konushevci” ka ndodhur një aksident rrugor në mes të tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit,ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti. /InLajmi/