Pas arrestimit të dyshuarit për dhunë në familje dhe pasi i njejti sulmoi disa policë gjatë monitorimit të tij në QKUK, Policia e Kosovës e arreston atë në mënyrë të dhunëshme, përcjell InLajmi.
Analisti politik Milaim Zeka, në rrjetin e tij social Facebook postoi disa fotografi dhe një video ku shihen disa policë duke e sulmuar fizikishtë atë.
Zeka duke i’u drejtuar Policisë i ka pyetur se a rrahet njëriu i lidhur dhe se a nuk i’u vie marre me qenë në uniformë të shtetit e kaq arrogant.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
Shikone pse po me zhgenjen policia e vendit tim?!
Dy krenari i kam pase ne kete vend: Forcat e Sigurise te Kosoves, edhe Policine e Kosoves. Kjo e dyta, shume me ka zhgenjy, edhe po me zhgenjen. M** po e bane, çdo dite e ma shume.
Shikojeni kete video, me shume kujdes. Shikoni edhe fotot. Ky djali i lidhur mundet me qene akademik, deputet, hajn, kriminel, apo vrases. A rrehet bre njeri i lidhur?! Qysh more nuk ju vjen marre me qene ne uniforme te shtetit e kaq harbut, arrogante, te pacip e kriminel?! A mire po ju duket me pase model Xhelal Sveqlen a?! Mani more se ashte marre, apo ju i keni ra babes shuplake, edhe nuk e dini se çka ashte marreja…!!! /InLajmi/