Gjatë raportimit në Komision ministri i Financave Hekuran Murati tha se regjistrimi i popullsisë mund të shtyhet për pranveren e vitit tjetër, raporton InLajmi.
“Sa i përket regjistrimit të popullsisë ka qenë e paraparë të ndodhë çdo 10 vite, është problematike që të ndodh sivjet pasi që edhe zgjedhjet lokale, dhe kjo mund të mbahet vitin e ardhshëm në pranverë”.
Ilir Berisha nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, tha se përgaditjet kanë filluar që nga viti 2018 që regjistrimi i popullsisë të ketë sukses.
Ai foli edhe për buxhetin që është i planifikuar, por edhe për projektet me vlerë mbi 12 milion euro.
“Agjencia është duke realizuar të gjitha aktivitetet përpos aktiviteteve është duke realizuar përgatitjet për regjistrimin e popullsisë që kanë filluar në vitin 2018.Ky plan është ndarë në katër faza, formimi i grupit punues, buxheti, operimi në terren”.
“Sfida për regjistrimin e popullsisë është data e regjistrimit, regjistrimi nuk duhet të jetë në ngjarje të mëdha politika sic janë fushatat dhe mos të ndodh në kohë të fatkeqësive natyrore. Buxheti është i planifikuar për regjistrim nuk flitet, mirëpo prej fillimit buxheti mbi 12 milionë”.
Ndërsa deputeti nga PDK-ja, Bedri Hamza tha se do ta kenë mbështetjen e Qeverisë pasi që ështe process i rëndësishëm.
“Regjistrimi është proces i rëndësishëm dhe ne si kuvend do ti japim mbështetje qeverisë mirëpo është e rëndësishme që të ndodhë për të gjithë qytetarët e Kosovës, sa i përket buxhetit besoj që ministri do ta ketë mirëkuptimin e plotë”.
Gjithashtu deputetja Duda Balja tha së regjistrimi duhet të bëhet edhe për komunitetin jo shumicë,pasi që heren e fundit serbët ne veri e patën refuzuar këtë proces.
Pal Lekaj nga radhët e AAK-së tregoj për sfidat që do të hasin gjatë gjithë procesit.
“Sfida më e madhe është shtrirja në tërë territorin e Kosovës, sfidë tjetër është që ne hyjmë në dialog dhe ju e përmendet stabilitetin politik”. /InLajmi/