Presidentja e Kosovës ka mbajtur një takim virtual me Damon Wilson për Atlantic Counsil Front Page, përcjell InLajmi.
Këtë e ka bërë të ditur Osmani përmes një video që ka shkarkuar në rrjetin e saj social në Facebook.
Osmani në këtë takim tha që Kosova është e përgaditur që të shkojë në bisedime për të arritur një marrëveshje reciproke që ka në qendër njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.
Ajo tha që dialogu do të varet se si do të sillet Serbia dhe se çfarë mendon në të vërtetë për anëtarësimin e saj në BE, teksa bashkëpunon me Rusinë si në ushtri ashtu edhe në ekonomi.
Ndryshe Osmani u shpreh se është koha që Serbia të vendosë se çfarë dëshiron, që Kosova gjithmonë ka shfaqur konstruktivitet dhe kemi shtrirë dorën e bashkëpunimit, jemi ulur në tavolinën e bisedimeve edhe pse Serbia nuk ka kërkuar asnjëherë falje.

“Në këtë proces, tani do të ketë një takim, Kosova është e përgatitur që të shkojë në bisedime për të arritur një marrëveshje reciproke që ka në qendër të saj njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Unë mendoj se do të varet se si do të sillet Serbia në dialog, dhe se çfarë mendon me të vërtetë për anëtarësimin e e saj në BE- teksa bashkëpunon ushtarakisht dhe ekonomikisht me Rusinë. Unë si presidente e Kosovës, mendoj se vlerat multi-etnike janë duke u implementuar në të gjitha sferat në vend dhe jam krenare për këtë. Është koha që Serbia të vendosë se çfarë dëshiron, Kosova gjithmonë ka shfaqur konstruktivitet dhe kemi shtrirë dorën e bashkëpunimit. Ne jemi ulur në tavolinën e bisedimeve edhe pse Serbia nuk ka kërkuar asnjëherë falje. Ne kemi qenë gjithmonë fqinj i mirë”, tha Osmani.
Presidentja Osmani tha që anëtarësimi i Kosovës në NATO është i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. FSK-ja që është ushtria jonë është duke u bërë shumë më profesionale me mbështetjen e NATO-s dhe totalisht me standarde të NATO-s.
“Për të punuar individualisht me anëtarët e NATO-s për t’i bindur se pse anëtarësimi i Kosovës në NATO është i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. FSK-ja që është ushtria jonë është duke u bërë shumë më profesionale me mbështetjen e NATO-s dhe totalisht me standarde të NATO-s. FSK tani së fundi ka marrë pjesë në ushtrimin e NATO-s “Defender Europe 21”, ka thënë presidentja Osmani. /InLajmi/