Shtatorja e Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit Skendërbeut do të vendoset në Budapest të Hungarisë, përcjell InLajmi.
Këtë e ka bërë të ditur Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në rrjetin e tij social, ku tha që ky bust do të vendoset mes parkut qendror të kryeqytetit të Hungarisë.
Postimi i plotë i tij:
Budapest – Aty ku pas pak javësh, do të vendoset më në fund mes parkut qendror të kryeqytetit të Hungarisë, busti i Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbe. /InLajmi/