Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci tha që vitin e ardhshëm shkollor besojmë që do të fillojë gjithçka me kohë, raporton InLajmi.
Nagavci tha që të premten kemi një mbledhje me DKA-të, ku kemi kërkuar nga task forcat në nivel të komunave që të na njofojnë për gjendjen në komuna.
Ajo shtoi se nesër kemi një takim të task forcës në nivel të Republikës së Kosovës, ku do të dikutojmë për të gjitha këto çështje që kanë të bëjnë me vazhdimin e procesit deri në përfundim të këtij viti shkollor.
“Për vitin e ardhshëm shkollor besojmë se që do të fillojë gjithçka me kohë. Ndërkaq sa i përket këtij viti shkollor ne kemi të premten një mbledhjet me DKA-të. Ne kemi kërkuar edhe nga task forcat në nivel të komunave që të na njoftojnë për gjendjen në komuna, nesër kemi edhe një takim të task forcës në nivel të Republikës së Kosovës edhe do të diskutohen të gjitha këto çështje që kanë të bëjnë me vazhdimin e procesit deri në përfundim të këtij viti shkollor”, u shpreh Nagavci. /InLajmi/