Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovë që të ndal punësimet në institucionet shtetërore të personave të afërt me anëtarë të kabinetit qeveritar e zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, raporton InLajmi.

Sibile Halimi, zëdhënëse e kësaj partie në një konferencë për medie tha se duhet të ndërpritet trendi i punësimeve ngase përbën shkelje të të drejtave të njeriut.

“Kërkojmë që një trend si ky të ndërpritet sepse përbën shkelje të të drejtave të njeriut. LDK-ja është duke përcjell edhe gjuhën kërcënuese të disa përfaqësuesve të shtetit”./InLajmi/




















