Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava, përcjell InLajmi.
Tërnava e uroi kryeministrin Kurti për detyrën dhe shprehu bindjen se Qeveria e re do të punojë për ndryshimet e nevojshme që presin qytetarët nga Qeveria Kurti.
Ndërsa kryeministri Kurti e falënderoi Tërnava për bashkëpunimin dhe kontributin që ai dhe Bashkësia Islame e Kosovës, kanë dhënë për respektimin e rregullave dhe masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Ndryshe, u bisedua për sfidat në ballafaqimin me pandeminë dhe veprimet për tejkalimin e vështirësive, si dhe domosdoshmërinë për kujdes e vëmendje të shtuar në ruajtjen e shëndetit public.
Postimi i plotë i Bashkësisë Lokale:
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka vizituar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Myftiu Naim ef. Tërnava, uroi kryeministrin për detyrën, ndërsa inkurajoi atë që të angazhohet pareshtur për qytetarët e vendit që të kenë një mirëqenie dhe një jetë sa të mirë në vendin tonë.
Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, falënderoi Myftiun Naim ef. Tërnava dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për kontributin e dhënë në sfera të ndryshme, por në veçanti në atë të respektimit të masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Myftiu Naim ef. Tërnava dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, biseduan edhe për sfida të ndryshme me të cilat përballën qytetarët e vendit, në veçanti u diskutua për veprimet e mëtutjeshme për ruajtjen e shëndetit publik. /InLajmi/