Erling Haaland është një nga lojtarët më të dashur nga të gjithë klubet europiane.
Së fundmi, sulmuesi i Kombëtares së Norvegjisë pati rritje të jashtëzakonshme edhe në sajtin e njohur, ‘Transfermarkt’.
Haaland, sipas këtij sajti kap vlerën e 130 milionë eurove dhe bëhet futbollisti i 2 më i shtrenjtë në botë.
Në pozitën e parë, si lojtari me vlerë më të madhe është Kylian Mbappe me 160 milionë euro – kurse pozitën e 3 e zë Harry Kane, me 120 milionë euro, përcjell IndeksOnline.
Kujtojmë që për sulmuesin e Borussia Dortmund (20-vjeçarin) kanë shpreh interesim shumë skuadra, por favorite për të firmosur me të duket se është klubi i Chelseat.