Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë kanë ndodhur 3 aksidente trafiku, ku në njërin aksident janë përfshirë 5 vetura, në tjetrin 4 vetura dhe në tjetrin aksident 3 vetura, përcjell InLajmi.
3 aksidente kanë ndodhur shumë afër njëra – tjetrës, brenda një kilometrit.
Rasti është konfirmuar për Gazetën InLajmi, nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi i cili ka treguar se 12 vetura janë përfshirë në këto aksidente.
Ndër të tjera Krasniqi ka bërë të ditur se në këto aksidente ka edhe të lënduar.
“Në këto momente (18:29) policia, konkretisht njësitet e autostradës janë duke u marrë me 3 aksidente të ndara. Aksidentet kanë ndodhur në një distancë jo të largët (brenda prej një kilometri), në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë. Në një aksident janë të përfshira 5 vetura, në tjetrin 4 dhe në të 3-tin 3, pra në tri aksidentet janë të përfshira 12 vetura. Këto janë informata fillestare nga njësitet në teren, sipas tyre ka edhe persona të lënduar, për numrin e tyre do t’u njoftoj më pas..”, ka deklaruar Kasniqi. /InLajmi/