Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në QKUK, klinikat me koronavirus dhe në spitalet e përgjithshme, në bazë të raportit për datën 2 qershor 2021, po trajtohen 138 pacientë, përcjell InLajmi.
Prej tyre 3 janë në gjendje të rëndë, 57 janë të konfirmuar me koronavirus dhe 99 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.
Postimi i tyre i plotë:
SHSKUK: 138 pacientë në trajtim nga COVID-19
Në QKUK, klinikat COVID, dhe në spitalet e përgjithshme, në bazë të raportit për datën 2 qershor 2021, po trajtohen 138 pacientë. Prej tyre, 57 janë të konfirmuar me COVID-19, 3 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 99 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.
Në QKUK janë të shtrirë 86 pacientë:
1 pacientë janë në gjendje të rënduar
26 janë të konfirmuar me Sars Cov-2
71 janë me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:
Klinika Infektive, 23 pacientë, 1 është në gjendje të rëndë
Klinika e Plmologjisë, 62 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 1 pacient
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 52 pacientë:
31 të konfirmuar pozitivë
28 me oksigjeno-terapi.
1 në gjendje të rëndë
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 9 pacientë
Spitali i Gjakovës, 7 pacientë
Spitali i Pejës, 17 pacientë
Spitali i Gjilanit, 9 pacientë
Spitali i Ferizajt, 3 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 4 pacientë /InLajmi/