Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektike, Izet Sadiku ka mbajtur konferencë për media ku ka thënë se pacienti i infektuar me variantin afrikan të koronavirusit është pranuar në klinikë me datën 4 qershor, raporton InLajmi.
“Kemi pranuar një pacient në Klinikën Infektive me datën 4 qershor me gjendje mesatarisht të rëndë të dhe po trajtohen në klinikën tonë dhe ka rezultuar pozitiv dhe Instituti ka konfirmuar se është me variantin afrikan”.
Sipas Sadikut pacienti është duke u trajtuar me okigjenoterapi dhe se gjendja është stabile.
“Është në oksigjenoterapi, por gjendja është stabile. Në bazë të hulumtimit përhapja e tij është më e shpejtë. Sepse kemi pasur forma të rënda të britanikut më të rënda. Ne nuk kemi konfirmime të rastit indian. Thuhet që përhapet ma shpejt por nuk jep forma të rënda klinike. Zakonisht duhet të merren masa për Covid përdorimi i maskës, distanca. Sigurisht të gjitha hapjet bëhen me rekomandime të institutit”.
Ndër të tjera Izet Sadiku ka bërë të ditur se 20 pacientë janë duke u trajtuar me koronavirus në klinikë.
“Ne jemi të obliguar të përgatitemi për trajtimin që kanë nevojë për hospitlaizim. Rënia e numrit të rasteve ka ndikuar që të zvogëlohet numri i të hositalizuarve dhe sot kemi 20 pacientë me Covid”. /InLajmi/