Në pritje të verdiktit final nga Tribunali i Hagës, për ish-komandantin serb Ratko Mlladiq në luftën e Bosnjës, një grup qytetarësh serb kanë organizuar një shfaqje filmi në mbrojtje të tij, transmeton InLajmi.
Organizimi është mbajtur në vendin e quajtur Bratunac, vetëm pak minuta larg Srebrenicës.
https://twitter.com/SrebrenicaUK/status/1402218340899340290
Në faqen, “Remembering Srebrenica” në Twitter, e hapur në kujtim të luftës në Bosnjë dhe me qëllim për të parandalur urrejtje, ky akt i ndërmarrë në mbrojtje të Mlladiq ndërsa të mbijetuarit presin lajmin për vendim kundër tij, është një gjë e turpshme që nuk bën gjë tjetër vetëm se nxit nacionalizëm dhe armiqësi të panevojshme./InLajmi/