Ministria e Shëndetësisë ka dalë me një njoftim për qytetarët të cilët me datën 31 Mars dhe 12 Qershor 2021 kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid, përcjell InLajmi.
Ministria ka publikuar lsitën e qytetarëve të cilët duhet të paraqiten në sallën “1 Tetori” në Prishtinë me datën 9 Qershor 2021 ditë e merkurë që të marrin dozën e 2-të të vaksinës anti-Covid.
Ndër të tjera Ministria ka thënë se qytetarët të cilët nuk janë të përfshirë në listë, edhe nëse janë të vaksinuar me dozën e parë të vaksinës anti-Covid në data e lartë cekura, janë duke u kontaktuar përmes telefonit, për të marrë dozën e 2-të.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:
Ftohen qytetarët e listës në vijim, të cilët e kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 AstraZeneca me datën 31.03.2021 dhe Pfizer me datën 12.05.2021, që nesër, e mërkurë, 9 qershor 2021, të paraqiten në sallën “1 Tetori” për marrjen e dozës së dytë, sipas termineve të caktuara në listën e bashkëngjitur në linkun më poshtë.
Qytetarët që nuk janë pjesë e kësaj liste, por që gjithashtu janë vaksinuar me dozën e parë sipas datave të lartëpërmendura, janë duke u kontaktuar përmes telefonit, për tu vaksinuar me dozën e dytë.
Luten të ftuarit që t’i respektojnë terminet sipas listës!
https://msh.rks-gov.net/…/njoftim-rreth-vaksinimit…/ /InLajmi/