I pari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar sot pas deklaratës së ish-kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, i cili tha se Lladrovci është “i vogël me u marrë me të”.
E i menjëhershëm ishte reagimi i Lladrovcit, i cili tha se komunën e Drenasit, sa është ai kryetar sundon ligji .
“Me qetësi e dashuri…në komunën e Drenasit, sa jam unë kryetar sundon ligji. S’ka i vogël i madh, krejt janë të barabartë para ligjit!P.S. Struci ishte dedikim për ata që mbajnë kryet në zall”, ka shkruar Lladrovci.
E krejt këto reagime të njëri –tjetrit erdhën si pasojë e deklaratës së mbrëmshme të Lladrovcit, ku i pyetur për raportet me Sami Lushtakun, ai u përgjigj se “ i jep 100 Samia për Bekim Jasharin”.
Postimi i plotë i tij:
Me qetësi e dashuri…në komunën e Drenasit, sa jam unë kryetar sundon ligji. S’ka i vogël i madh, krejt janë të barabartë para ligjit!
P.S. Struci ishte dedikim për ata që mbajnë kryet në zall!/InLajmi/