Ish-gjenerali i ushtrisë serbe në Bosnje, Ratko Mladiq, që u dënua sot me burgim të përjetshëm për kryerjen e gjenocidit dhe krime kundër njerëzimit, çdoherë bartte një unazë me një guri të çmuar me ngjyrë të zezë.
Unaza që krimineli Mlladiq mbante gjatë dënimit iu dha atij 4 vjet më parë nga një ish-ushtar i cili tani jeton në Holandë. Në unazë është koka e një shefi indian.
Unaza mbart një simbolikë që lidhet me shekullin e 19-të dhe atë kur indianët shkuan në Shtetet e Bashkuara në atë kohë. I biri i kriminelit serb, Darko Mlladiq, ka thënë se ajo shënon statusin e, siç pretendon ai, të qenit viktimë të Serbisë, shkruan Novosti
“Ata ishin viktima atëherë dhe anglezët pothuajse i shfarosën. Tani, serbët po kalojnë një fat të ngjashëm”, ka thënë i biri i kriminelit serb, përcjell Gazeta Express.
Unazën e artë, krimineli Mlladiq ia dorëzoi të birit të tij, ka bërë të ditur Darko Mlladiq.