Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku, ka bërë thirrje për protestën e 12 Qershorit e cila do të mbahet në sheshin Skenderbeu në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Këtë Klinaku e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ku ka thënë që kjo protestë do të mbahet për shkak të fyerjeve që po i’u bëhen UÇK-së dhe në përkrahje të çlirimtarëve që gjenden padrejtësishtë në dhomat e specializuara në Hagë.
Ndryshe Klinaku u shpreh që po e presim prezencën e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prandaje kemi obligim moral e njerëzor që në këtë ditë të veçantë për vendin tonë, të jemi në përkrahje të tyre.
Postimi i plotë i tij:
Të nderuar/a

Kemi nderin të ju njoftojmë që me datën 12.06.2021, ora 11, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, do të mbahet aktivitet protestues përmes artit, për shkak të fyerjeve që po bëhen ndaj UÇK-së dhe në përkrahje të çlirimtarëve që gjenden padrejtësisht në dhomat e specializuara në Hagë.
Këtë përvjetor të ditës së çlirimit të Kosovës, po e presim pa prezencën e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prandaj e kemi obligim moral e njerëzor që në këtë ditë të veçantë për vendin tonë, të jemi në përkrahje të tyre.
Dil dhe shkruaj mbishkrimin “Me ju çlirimtarë” dhe formo figurat e nismëtarëve të Lirisë.
Me shumë respekt,
Këshilli Organizues:
OVL e UÇK-së /InLajmi/