Ish-Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga pas dënimit me burgim të përjetshëm të kriminelt të luftës së Bosnjës dhe Hercegovinëz Ratko Mladiq tha që këto dënime duhet të presin edhe kriminelët e luftës në Kosovë, përcjell InLajmi.
Ndryshe Jahjaga tha që nuk mund të ketë paqe e pajtim pa vënien e drejtësisë për mijëra viktima të luftës në Kosovë.
Postimi i plotë i saj:
Drejtësia vonon, por gjithmonë ngadhënjen! Ratko Mladiq është dënuar me burgim të përjetshëm. Kësi dënime duhet të presin edhe kriminelët e luftës në Kosovë. Nuk mund të ketë paqe e pajtim pa vënien e drejtësisë për mijëra viktima të luftës në Kosovë! /InLajmi/