Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka pritur sot në një takim ambasadoren e Francës në Prishtinë, Marie Christine së bashku me një delegacion të Agjencisë Franceze për Zhvillim(AFD), përcjell InLajmi.
Gjatë këtij takimi, ministri Faton Peci, i njoftoi ata me projektet, prioritetet e ministrisë, si dhe për shqyrtimin e mundësive për investime në sektorin e bujqësisë dhe pylltarisë gjatë këtij mandati.
Ministri konfirmoi gatishmërinë e tij për intensifikimin e bashkëpunimit në mes të 2-ja vendeve me qëllim të përkrahjes së sektorit dhe realizimit të projekteve konkrete për zhvillimin dhe avancimin e sektorit.
Nga ana e saj, ambasadorja Marie Christine, ka rikonfirmuar gatishmërinë e shtetit të saj për të ndihmuar zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe pylltarisë në Kosovë, duke premtuar edhe forma të ndryshme të bashkëpunimit mes të 2-ja vendeve. /InLajmi/