Është shqyrtuar Raporti i Auditimit të Performancës nga Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, raporton InLajmi.
Kryetarja e këtij Komisioni Hykmete Berisha tha se janë shpenzuar 60 milionë euro për ndërtimin e objekteve arsimore e kulturore.
Jetmire Vrenezi deputete nga rradhët e Lëvisjes Vetëvendosje, tha se ka pasur shumë parregullsi dhe paqartësi lidhur me realizimin e projekteve.
“Ministria e Kulturës dhe ajo e Arsimit nuk i kanë përfillur rekomandimet e auditorit, duke përjashtuar këtu ministrinë e Administratës Publike”, tha ajo.
Në këtë takim ia bënë disa pyetje ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, lidhur me investimet dhe kontratat dhe se cili është plani i tij për këtë problem.
Ministri i Kulturës tha se që kanë kërkuar pasqyrimin e projekteve dhe kontratave me çka kanë ndërmarrë masa kudo që ka pasur shkelje.
“Çështja e auditimit të performancës, ne kemi filluar punën menjëherë, duke kërkuar pasqyrimin e të gjitha projekteve dhe kontratave, dhe kemi skanuar këto kontrata duke marrë edhe masa ndaj dyshimeve për vepra penale”,u shpreh Çeku.
Çeku tha që janë 12 projekte që i ka skaduar afati dhe të tjera që detyrohen ti anulojnë.
Dukagjin Pupovci, zv.ministër i Arsimit tha që kanë angazhuar një kompani për këtë çështje.
“Një vërejtje e auditorëve ka të bëjë me kontratat, dhe një gjë të tillë e ka bë kjo ministri, ku ka aranzhuar një kompani sa i përket ndërtimeve, dhe besojmë që kjo e avancon sektorin e kontratave”, tha Pupovci.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra tha që do të kërkoj llogari nga secili pëe të parë së sa janë respektuar rregullat nga ky raport.
Jetmire Vrenezi nga LVV e pyet Çeku se a është intervistuar nga Policia e Kosovës apo është në dijeni që është ndërmarrë një procedurë hetimore lidhur me një projekt të kësaj ministrie.
Çeku i’u përgjigj se ka dijeni për një projekt specifik dhe që nuk e di se deri ku ka vazhduar ky hetim.
Hajdar Beqaj nga Partia Demokratike e Kosovës tha përfaqësuesit e ministrisë dhe ministria duhet të sigurojnë nga menaxhmenti dhe t’i përmirësojnë memorandumet dhe problemet e tjera. /InLajmi/