Sveçla theksoi se në kuadër të këtij aksioni është arrestuar një person i dyshimtë për kontrabandë me narkotik, ndërsa është konfiskuar edhe 2.5 kilogramë kokainë, tri armë, karikator, qindra fishekë si dhe 2 automjete,
“Njësia antidrogë e rajonit të Prishtinës, në koordinim të plotë me policinë gjermane, realizuan aksionin e radhës që rezultoi me arrestimin e një të dyshuari në Prishtinë për kontrabandë me narkotik. Poashtu, policia konfiskoi edhe 2.5kg kokaine, 3 armë (revole, automatike), karikator, qindra fishekë, si dhe dy automjete”, tha ministri Sveçla.
Ai poashtu theksoi se mbeten të përkushtuar për parandalimin dhe luftimin e tregtisë së paligjshme të drogave, raporton lajmi.net.
“Mbetemi të përkushtuar maksimalisht që të punojnë ngushtë me partnerët tanë për të parandaluar dhe luftuar, tregtinë e paligjshme të drogës dhe formave të tjera të rënda të krimit të organizuar ndërkombëtar”, shkroi ndër të tjerash ai.