Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë nga Shala e Lipjanit ka raportuar se ka gjetur një mjet të dyshuar shpërthyes, përcjell InLajmi.
Policia e Kosovës ka siguruar vendin e ngjarjes, dhe se njësiti i FSK-së dhe KFOR-it kanë asgjësua mjetin e dyshuar në mënyr të kontrolluar.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Shale, Lipjan, 06.06.2021 – 08:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë asgjësuar mjetin e dyshuar në mënyrë të kontrolluar. /InLajmi/