Në varrezat e qytetit në Shtimes janë varrosur 4 anëtarët e familjes Ramadani të cilët u aksidentuan të dielën në trafik.
Pas ceremonisë së varrimit, është zhvilluar edhe një ceremoni tjetër – ajo e faljes së gjakut.
Familja Ramadani ka falur sipas traditës 4 gjaqet ndaj familjes Musliu, prej së cilës vjen drejtuesi i veturës së përfshirë në aksident,shkruan KlanKosova.
Po ashtu është njoftuar se përveç të pamës që do të mbahet 3 ditë tek familja Ramadani, po kaq ditë të pame do të mbajë edhe familja Musliu.