2915 doza të vaksinës kundër COVID-19 janë dhënë qytetarëve të Kosovës gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës deri tani janë dhënë 75.553 doza në total,
“Nga 2.295 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 147 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.711. Në total numri i rasteve aktive është 1.511”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së, njofton Klan Kosova.
Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se deri në fund të këtij viti pritet të vijnë mbiu 1 milion vaksina kundër COVID-19.