Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së enjte në Prizren është arrestuar një burrë pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizikë ndaj vajzës së tij, përcjell InLajmi.
Sipas Policisë viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndër të tjera rasti po vazhdon të hetohet.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Prizren, 03.06.2021-17:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht vajzën e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje . Rasti vazhdon të hetohet. /InLajmi/