Hekuran Murati, ministër i Financave dhe i Transfereve i është kundërpërgjigjur disa nga kritikat të cilat i ka marrë nga opzita për temën e faljes së gjobave të bizneseve dhe të qytetarëve gjatë kohës së pandemisë, raporton InLajmi.
Në këtë rast Murati i është kundërpërgjigjur Pal Lekës, ku i ka thënë se duhet me ju shpejgu se çka është rezerva dhe si mbushet ajo rezervë.
“Z.Lekaj po thoni se ne po vijmë këtu që gjoja me ju sqarua se si funksionin shteti, mirëpo me të vërtetë është e nevojshme. Hiç më larg se kur keni qenë në qeveri, ka qenë vet kryeministri asokohe, z. Haradinaj që thoshte se po e harxhojë rezervën, se mos me e harxhu po hup, e me e harxhu po mbushet vitin tjetër. Ky është konceptimi që e keni për buxhetin ju. Patjetër që duhet me ju shpejgu, se çka është rezerva dhe si mbushet ajo rezervë”, ka thënë Murati.
Ndër të tjera Ministri Murati ka thënë se deputetët duhet të dënohet dhe janë të barabarët me qytetetarët për të paguarë atë gjobë.
“Unë e di që ka deputet edhe brenda grupit tuaj parlamentar që është dënuar dhe qe e ka paguar dënimin. Gjobat janë kundërvajtje dhe jo vepër penale. Deputeti mund të dënohet. Patëm lajme edhe për deputet të tjerë që janë dënuar. Kur dënohet deputeti janë të barabartë me qytetarin dhe duhet ta paguajnë gjobën të gjithë”, deklaroi Murati.
Tutje Murati i ka përmendur Lekajt edhe marrëveshjen me kompaninë që sipas Muratit u ka vendosur harraq qytetarëve prej 100 euro.
“Ju z.Lekaj doli në lajme që kundërligjshëm keni nënshkruar një vazhdim të monopolit me kompaninë ‘Eurolab’ edhe pse në seancë pati thënë që nuk e keni nënshkruar. Tash ju që bëni këso gjërash në dëm ë të qytetarëve, për një moment ju ka ra në mend për qytetarët dhe se duhet me i fal qytetarët. Ju i keni dëmtuar xhepat e qytetarëve dhe u keni qit haraq prej 100 euro për çdo veturë. Tash ju e dilni e folni për këta qytetarë”, ka thënë Murati. /InLajmi/